Banorëve të Mitrovicës Veriore sot iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, përcjell InLajmi.
Kjo ka ndodhur si pasojë e borxhit i cili ka arritur vlerën mbi 15.000.000 euro. Ata kanë thënë se shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që borxhi të arrijë në këtë vlerë.
Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë vlerën mbi 15.000.000 euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë., thuhet në njoftimin nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica
Njoftimi i plotë nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” pa ndërhyrje
Nderprerja e furnizimit me uje ne veriun e Mitrovices
Njoftojme konsumatoret e veriut te Mitrovices se sot eshte nderprere furnizimi me uje te pijes i kesaj pjese te qytetit.
Shpenzimet e medha per sigurimin e ujit te pa trajtuar, kemikateve, energjise elektrike, trajtimit dhe shperndarjes se ujit kan bere qe vlera e borgjit te arrij vleren mbi 15 milion euro, gje te cilen ujesjellesi nuk mund ta perballoj e as ta mbuloj.
Prandaj kjo eshte arsyeja e vetme e cila na ka shtyre ta marrim kete vendim edhe per ne te pakendeshem.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj! /InLajmi/