Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se beson që vaksinat kundër virusit COVID-19 do të mbërrijnë në Kosovë gjatë muajit mars të vitit 2021, përcjell InLajmi.
Ahmeti në një deklaratë për RTV Dukagjini ka kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse anti-COVID.
Besoj se do të kemi vaksinat nga marsi, atëherë do të mund të kemi sasitë e para. Vazhdoj të mendoj se është tepër e rëndësishme që qytetarët të kujdesen për vete. Virusi përhapet posaçërisht në ambiente të mbyllura.
Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të shënojë rritje, kurse Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve./InLajmi/