Një drame të madhe politike në mes drejtësisë dhe deputetit Etem Arifi e që tërë këtë situatë e krijoi Bajram Gashi, Drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” ka thënë se paratë e marra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’u siguruar fonde komunitetit ashkali dhe egjiptian për festimin e ditës flamurit i mori për vete, përcjell InLajmi.
Pas lirimit Gashi thotë se deputeti Etem Arifi nuk është fajtor, derisa thotë që iu hakmor deputeti Arifi pasi që ky i fundit nuk e punësoi atë si shofer.
Ai ka shtuar se ka reflektuar në kohën kur ishte në burg ku ka thënë se nuk do që një një njeri i pafajshëm të përjetojë padrejtësi
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Un Bajram Gashi I kerkoj falje publikisht Zoteri Hetem Arifit.
Ai nuk ka te bej fare me keto mjete.Un e hapa rastin nga mllefi sepse ai nuk me punsoj.
Ditet qe I kalova ne burg mendova gjat .Tani nuk dua nje njeri I pafajshem te I perjetoj ato qe I perjetova une.
Nuk me le ndergjegja te vazhdoj me keto genjeshtra.
Kerkoj falje nga ai dhe familja e tij qe ja njollosa emrin parderisa ai punon shum per popullin ton.
Kerkoj falje Sinqerisht.
Bajram Gashi /InLajmi/