Seanca e Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar. Në këtë seancë u diskutua mbi ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, përcjell InLajmi
Kryetarja Arta Rama-Hajrizi ka thënë së argumentet që dëgjuan do dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese.
Ajo shtoi se për vendimin e marrë nga gjykata do të njoftohen të gjitha palët me kohë.
Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë./InLajmi/