Sot shënohet 76- vjeotiri i lindjes s ëish- Presidentit Ibrahim Rugova. Për nder të kësaj dite qyteti i lindjes së Rugovës, Istogu ka bërë inaugurimin e Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova”, raporton InLajmi.
Në këtë inaugurim kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit Teuta Rugova, e anëtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Istogut, Haki Rugova tha se përshkak të përvjetorit të lindjes së Rugovës kanë vendosur që sot ta zbulojnë shtatoren e presidentit, edhe pse po i shkelnin rregullat anti-Covid.
Unë e di që jemi në një situatë pandemike, z.kryeministër ndoshta po i shkelim ngapak rregullat, gjithsesi unë besoj se do ta përballojmë, por kemi marrë leje që sot për hatër të istogalive, ta zbulojmë shtatorën e presidentit Rugova në prezencë tuajën. Ardhja e kësaj shtatoreje ka qenë një ëndërr e jona”, tha ndër të tjera ai.
Shtatoren e zbuloi vajza e tij Teuta Rugova, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Istogut Haki Rugova.
Skulptor i shtatores së Rugovës ishte Gëzim Muriqi./InLajmi/