Në pyetjen se a është Lidhja Demokratike e gatshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Mustafa tha në Rubikon të Klan Kosovës se janë të gatshëm t’i dalin përballë Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale.
“Ky është mjaft i shkathët në propagandë. Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve. Ne i dalim përballë Albin Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale”, ka thënë Mustafa.