Familja shumë anëtarëshe nga Kosova me vendbanim në Lüneburg të Gjermanisë veriore i kanë bërë problem shtetit gjerman, pasi refuzuan testimin, pas shpërthimit të koronavirusit në rrethin e tyre.
Familja kosovare është shumë e gjerë e cila përbëhet nga 10 anëtarë dhe është e njohur mirë në Rotenburg.
Autoritetet gjermane janë detyruar të ruajnë klanin e karantinës, duke angazhuar një kompani të sigurisë që t’i ruajë anëtarët e shumtë të familjes për të mos dalë nga izolimi.
Pas disa rasteve pozitive me COVID-19 në familjen kosovare, departamenti i shëndetësisë urdhëroi teste të detyrueshme për të gjithë, një javë më parë. Meqenëse disa anëtarë treguan se nuk ishin bashkëpunues, autoritetet kërkuan mbështetje nga policia, duke përfshirë rreth 20 oficerë nga policia e Lüneburgut.
Meqenëse u urdhërua testimi, autoritetet kontrolluan 4 shtëpi të familjes, duke i detyruar anëtarët t’i nënshtrohen testimit.
Gjatë aksionit, një i ri u përpoq të ikte, madje dëshmitarët okularë deklaruan se u hodh nga kati i parë.
Që atëherë shtëpia ruhet nga rojet e sigurisë.
Një shërbim i sigurisë ka monitoruar daljet nga ndërtesa për tetë ditë rresht.
Gruaja (në mes të viteve 40) konfirmoi: “Ne të gjithë e kemi koronavirusin, vetëm ne të rriturit vuajmë, fëmijët po shkojnë mirë. Unë u shtriva në banesë për dhjetë ditë, burrit tim iu desh të shkonte në spital “, raporton BILD
Të martën, ajo zonë raportoi 87 persona të infektuar, nga kjo shifër 30 të infektuar i përkasin familjes së madhe nga Kosova, transmeton Gazeta Express.
Kostoja e shpenzimeve për ta mbikëqyrur familjen rojet e sigurisë e bartin mbi vete taksapasguesit gjermanë.




















