Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë PDK-ja është opozitë dhe do vazhdojë të mbetet e tillë, përcjell InLajmi.
Sa i përket çështjes së presidentit, ka thënë se kandidati për president duhet ti takojë partisë së PDK-së.
Sa i takon temës së presidentit ne kemi debatuar kohëve të fundit në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK-ja është opozitë dhe do të mbetet opozitë. Por, janë katër ose pesë tema nacionale që kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, tema e dytë është zgjedhja e presidentit.
Hoxhaj tha presidenti i zgjedhur nuk është vetëm i partive Qeverisëse, por edhe qytetarëve e opozitës dhe me të gjithë janë në gjendje të bisedojnë.
Presidenti që zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, nuk është presidenti vetëm i partive që janë në Qeveri, i shumicës parlamentare në pushtet. Është president edhe i opozitës dhe krejt qytetarëve të Kosovës. Prandaj nëse ka kërkesa prej kolegëve në Qeveri që ta marrin mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës, ne jemi të gatshëm që të ulem dhe që të bisedojmë. Por, në atë rast edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokratike të Kosovës.
I pari i PDK-së theksoi se Hashim Thaçit i është ndërprerë mandati dhunshëm nga Gjykata Kushtetuese andaj edhe kjo pozitë i takon partisë së tyre.
Ne e dimë presidenti i vendit, është president i vendit, është kreu i shtetit por ju e dini që më herët këtë pozitë e ka pasur Hashim Thaçi, i cili ka qenë kryetar i PDK-së, ai ka hequr dorë nga posti i kryetarit të partisë për tu zgjedhur president. Atij i është ndërprerë mandanti dhunshëm nga Gjykata Kushtetuese.
Enver Hoxhaj theksoi se nuk ka vota për kandidatët e partive të tjera
Dhe ne kërkojmë që me votat e PDK-së ky mandat t’i kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk kemi vota për kandidatët e partive të tjera./InLajmi/