Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se kishte fatin që te ishte bashkëpunëtor i Rugovës në ditët e para të lirisë duke e kujtuar gjithmonë mbështjen që ai i kishte dhënë në kohën kur ai ishte ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare.
Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.
Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.
Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.
Urime ditëlindja, President./InLajmi/