Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 705 raste të reja me COVID-19 nga 2186 teste të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar”.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, shkruan Euronews
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 17 qytetarë.