Sot bëhen 22 vite nga rënia historike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentore në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak në kryeqytet.
Dëshmorët e kombit ishin në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që ua mësynë shtigjeve të lirisë dhe ndër të parët që ecen më besnikëri kësaj rruge, shkruan REL.
Tre dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës për sakrificën e tyre për liri.