Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka hedhur akuza mjaft të rënda mbi Kosovën, duke fajësuar disa persona për vjedhje të drunjëve në Kurushumlisë.
Vulin ka thënë se ky grup personash erdhi nga drejtimi i Podujevës, kurse siç i quajti ai këto “banda të organizuara” po gjenë “mbështetje” nga Policia e Kosovës, raporton agjenvia e lajmeve serbe Tanjug.
“Autoritetet serbe të sigurisë penguan qëllimin e një grupi personash të panjohur, të cilët erdhën nga drejtimi i Podujevës, për të prerë ilegalisht pyllin në Zonën e Sigurisë Tokësore, nën mbrojtjen e personave të armatosur me armë të gjata. Këto ishin banda të organizuara që vinin nga Kosova në territorin e Kurushumlisë”, tha ai./InLajmi/