Sot Jakup Krasniqi dhe bashkëshortja e tij shënojnë 29 vjetorin e martesës, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook ka thënë ata e ndjejnë praninë e babait në zemrat dhe mendjen e tyre.
Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.
Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.
Postimi i plotë i saj:
Babi,
Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.

Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.
Po festojmë per ty, për dashurinë tuaj!
Të presim me padurim
Kujtojmë se Jakup Krasniqi së bashku me ish-krerët e UÇK-së u dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, dhe po gjykohen për vrasje, tortura e krime të tjera. /InLajmi/