Turqia ka regjistruar 30.110 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Turqi ka arritur në 506.966 të infektuar.
Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 190 persona, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 13.936.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4.593 pacientë duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 409.320.
Numri i pacientëve në gjendje kritike qëndron në 5.303 pacientë, shkruan Anadolu Agency.
“Ne nuk duhet të harrojmë që masat paraprake, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, shpëtojnë jetë,” tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke nxitur publikun të ndiqte masat COVID-19 dhe të qëndronte në shtëpi.