• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Poezi

Thëniet e “pavdekshme” të Winston Churchill

J G nga J G
1 December 2020
në Poezi
0 0
0
Thëniet e “pavdekshme” të Winston Churchill
0
SHPERNDARJE
85
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”.

Këto janë disa nga thëniet e mrekullueshme të Churchill:

Shakaja është një gjë shumë serioze.

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Kurrë mos heq dorë nga jeta. Gjithçka ka një rrugëzgjidhje, përveç vdekjes.

Të gjithë njerëzit gabojnë, por vetëm njerëzit e mëdhenj mësojnë nga gabimet.

Politikani bëhet burrështetas kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

Socialistët janë si Kristofor Kolombi: nisen pa e ditur ku duan të shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë se ku ndodhen; dhe e gjitha kjo bëhet me paratë e të tjerëve.

Suksesi është aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin.

Përgjegjësia është çmimi i madhështisë.

Mësimi më i madh i jetës është të kuptosh se edhe të çmendurit, nganjëherë, kanë të drejtë.

Nëse një person pi duhan pranë tabelës “ndalohet duhani”, i duhet vënë gjobë, por nëse aty pinë duhan 200 persona, atëherë duhet hequr tabela.

Është mëkat të mos bësh asgjë me justifikimin se nuk mund të bësh gjithçka.

Lufta është një pjellë e mendjes njerëzore, dhe mendja njerëzore mund të pjellë edhe paqen.

Qeniet njerëzore mund të ndahen në tri kategori: të lodhurit për vdekje, të mërziturit për vdekje dhe të shqetësuarit për vdekje.

Njeriu nuk vlen për paratë që ka, por për respektin që gëzon.

Demokracia funksionon kur ata që vendosin janë dy dhe njëri është i sëmurë.

Ka një numër të hatashëm gënjeshtrash që sillen nëpër botë dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta.

Ndërtimi bëhet pak nga pak për vite të tëra. Kurse shkatërrimi mund të bëhet për një çast.

Ndryshimi nuk ka asgjë të gabuar, po qe në kahun e duhur.

Aftësia politike është aftësia e të parashikuarit çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm. Duke qenë i aftë pastaj të tregosh shkakun pse nuk ndodhi.

Fillimisht ne u kemi dhënë formë ndërtesave, pastaj ato na dhanë formë ne.

Pacifist është ai njeri që ushqen krokodilin me shpresën se do të hahet i fundit.

Vështirësitë e kaluara janë mundësi të fituara.

Nëse e tashmja ndalon të gjykojë të shkuarën, humbet të ardhmen.

Ka shumë gjëra në jetë që tërheqin shikimin, pak ato që tërheqin zemrën: ndiq këto të fundit.

Ndryshimi nuk është patjetër përmirësim, por për të përmirësuar duhet ndryshuar.

Përpiqu të mbash paraqitjen, që bota të t’japë besim për gjithçka tjetër.

S’është nevoja të ashpërsohen dënimet kundrejt bigamisë. Një bigam ka dy vjehrra: mendoj se kaq mjafton si dënim.

E vërteta është kaq e çmuar saqë duhet mbrojtur gjithmonë me një gardh gënjeshtrash.

Diktatorët kalërojnë mbi tigra nga të cilët nuk guxojnë të zbresin, ndërkohë që tigrat bëhen gjithnjë e më të uritur, shkruan Ekonomia Online.

Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç të gjitha sistemeve të tjera qeverisëse që kemi njohur deri tani.

Tags: AforizmaNobel i LetërsisëWinston Churchill
Postimi i mëparshëm

Molliqaj për Haskukën: Oborrtar i Erdoganit

Postimi tjetër

Lëndohet Milot Rashica gjatë seancës stërvitëse

Të ngjajshme Postime

Përmbyllet festa e kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit II” !
Poezi

Përmbyllet festa e kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit II” !

2 December 2025
Përmbyllet në Gjakovë, Mitingu i 61- të i Poezisë!
Poezi

Përmbyllet në Gjakovë, Mitingu i 61- të i Poezisë!

24 November 2025
Të premten në Gjakovë mbahet Mitingu i 61 – të i Poezisë
Poezi

Të premten në Gjakovë mbahet Mitingu i 61 – të i Poezisë

20 November 2025
U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”
Poezi

U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”

9 November 2025
Shpirti poetik i Ali Podrimjes ringjallet në festën më të madhe të poezisë
Poezi

Shpirti poetik i Ali Podrimjes ringjallet në festën më të madhe të poezisë

25 March 2025
Poetja shqiptare merr çmimin “Zheng Nian Cup Literature Festival” në Kinë
Kulturë

Poetja shqiptare merr çmimin “Zheng Nian Cup Literature Festival” në Kinë

2 October 2023
Postimi tjetër
Lëndohet Milot Rashica gjatë seancës stërvitëse

Lëndohet Milot Rashica gjatë seancës stërvitëse

Lajmet e fundit

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Shemi varroset të mërkurën

23 December 2025
“Burrë me pelena”, “mxhitor”, “të rrahën dasmorët” – eskalon debati mes Labit dhe Kushtrimit

“Burrë me pelena”, “mxhitor”, “të rrahën dasmorët” – eskalon debati mes Labit dhe Kushtrimit

23 December 2025
Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme

23 December 2025
PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese

PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese

23 December 2025
Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

23 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu