Në mëngjesin e sotëm ka vdekur nënkryetari i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë Artan Grubi i cili tha se mungesa e nënkryetarit Maliqi do të ndjehet nga të gjithë.
Do të mbahet mend emri dhe vepra e tij e mungesa e tij do të ndjehet shumë nga të gjithë ne.
Poashtu përmes një postimi në facebook ai ngushëlloi familjarët dhe miqtë e nënkryetarit të Shkupi Enver Maliqi.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i trishtë që në mëngjes, Enver Maliqi, nënkryetar i qytetit të Shkupit, bëmirës, shok i të gjithëve, paska ndëruar jetë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për miqtë e tij të shumtë.
Do të mbahet mend emri dhe vepra e tij e mungesa e tij do të ndjehet shumë nga të gjithë ne.
Pusho i qetë Xhaxh!/InLajmi/