Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka ftuar qytetarët ta nënshkruajnë një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, përcjell InLajmi.
Kamberi tha se Bajtanica është një nga varrezat masive në Serbi, ku edhe janë hedhur trupat e qindra personave të pafajshëm shqiptar.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Deputeti Kamberi tha se hapësira ku janë varrezat masive shfrytzohet edhe sot nga Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.
Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz: https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija ./InLajmi/