Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur për menaxhimin e pandemisë, raporton InLajmi
Ai ka thënë se ditët e fundit ka një stabilizim të numrit të rasteve. Andaj ka vendosur që këto masa të mbesin në fuqi dhe nuk do të ketë masa të reja.
Gjatë këtyre 2 javëve,është stabilizuar numri i rasteve të reja, numri i rasteve pozitivë është më i vogël se atyre të shëruarve, dhe masat kanë treguar rezultate.
Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”,
Hoti tha se pas vlerësimit të detajuar të situatës, situata me pandeminë është serioze, por nën kontroll. Ai ka thënë se kanë rritur numrin e stafit shëndetësorë./InLajmi/