Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive,përcjell InLajmi.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç)./InLajmi/