Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës tha se shpërndarja në vendet rajonale ka bërë që situata në Kosovë të jetë e rënduar, raporton InLajmi
Zemaj tha se sot ka filluar të bëhet shpërndarja e kundër gripit sezonal, ndërsa ka theksuar se sasitë janë dy herë më të mëdha se zakonisht.
Sa i përket kapaciteteve të testimit Ministri tha se ato janë katërfishuar duke iu drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje se vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet.
Kapacitetet e testimit janë katërfishuar dhe këtë javë do të dhjetëfishohen sipas nevojës. Ka mijëra testime brenda ditës, vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet.
Sipas Armend Zemajt, Kosova ka vdekshmërinë më të ulët në rajon sa i përket vdekjeve nga koronavirusi./InLajmi/