Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore duke përfshirë 3 nivelet ai primar, sekondar dhe terciar janë ekzekutuar, përcjell InLajmi.
Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Ai ka falenderuar Kryeministrin Hoti dhe Qeverinë për trajtimin me prioritet çështjen e pagave shtesë për punëtorët shëndetësor.
Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive!
Ministri i Shëndetësisë përmes një postimi në facebook poashtu tregoi se për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar mjekë, infermierë dhe staf mbështetës,
Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive! /InLajmi/