Të enjtën një grua ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital, ndërsa burri i saj dyshon për vdekjen e saj, përcjell InLajmi.
Burri e ka raportuar rastin në Polici dhe sipas tij, ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar dhe i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare, ndërsa kërkon që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion./InLajmi