Granit Gashi, Zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal të Graçanicës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Graçanicës, Sergjan Popovic.
Në këtë kallëzim penal, kryetari serb Popovic akuzohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “ Nisja e përçarjes dhe mos durimit”, raporton arbresh.info.
Ky kallëzim penal vjen pasi kryetari Popovic përmes rrjeteve sociale ka reaguar kundër vendosjes së banerit “Liria ka emër” në fshatin Kishnicë e një ditë më pas ai u dogj.