Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun për mos-pjesëmarrjen e tij në Seancën e sotme të Kuvendit, raporton InLajmi.
Musliu tha se po e kërkon ministrin Veliu për herë të tretë por ai nuk gjendet aty.
“Është hera e tretë që po e kërkoj ministrin Agim Veliu, dje ish kanë Podujevë“
Deputetja e PDK-së përmes ironisë tha se ministri Veliu e ka të vështirë të kfillet e të gjej rrugën për në Kuvend pasi që mbrëme ka humbur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Podujevës
“Pas debaklit që ka pësuar në Podujevë e ka të vështirë me u kthejell, e me gjetë rrugën për Kuvend por një njeri i papërgjegjshëm ia vlen me ba hajgare me të”./InLajmi/