Mungesa e kuorumit është bërë një lajm i zakonshëm, raporton InLajmi.
Edhe sot nuk janë votuar projektligjet të cilat janë rendin e ditës kjo për faktin sepse të pranishëm ishin vetëm 45 deputetë në seancë.
Në seancë pati shumë akuza ndaj kryeministrit Avduallah Hoti dhe poashtu deputetët folën për situatën me koronavirus në vend.
Për momentin seanca është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë në ora 15:30 me shpresën që do të ketë kuorum dhe do të votohen projektligjet./InLajmi/