Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dhënë një sqarim lidhur me flamurin e Kosovës i cili mëngjesin e sotëm u fotografua dhe u publikua nga disa media, ku shihej i dëmtuar, përcjell InLajmi.
Kuvendi ka thënë dëmtimi i flamurit ka ardhur si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së djeshme.
Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime.
Kuvendi ka njoftuar se flamuri është zëvendësuar në rastin e parë./InLajmi/