Dje ishin zgjedhjet komunale në Podujevë dhe si fitues i atyre zgjedhjeve ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i cili deri dje e mbante pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Pas fitores së tij ai duhet ta lirojë ulësen në Kuvend të Kosovës dhe në këtë rast një deputet i ri nga LVV duhet ta zëvendësojë Bulliqin.
Vendin e tij, sipas renditjes, pritet ta zë deputeti Taulant Kryeziu, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ka arkëtuar gjithsej 6870 vota nga qytetarët e Kosovës.
Taulanti ka qenë bashkë-themelues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe bashkë-themelues dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK). Poashtu ,është një zë i rëndësishëm në diskursin publik për çështjet që lidhen me proceset integruese në BE, si dhe rrugën kushtetuese të procesit të dialogut me Serbinë. /InLajmi/