Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit deklaroi se hoti nuk e meriton të jetë kryeministër i Kosovës, raporton InLajmi.
Kusari-Lila e bëri këtë deklaratë pasi që shkollat nuk “iu bindën” që të punojnë në ditën e hënë sipas vendimit të Kryeministrit dhe tha se në një shtet ku shkollat nuk i binden atij, nuk e meriton të qëndrojë në atë pozitë as edhe një minutë.
Në një shtet në të cilin Kryeministrit nuk i binden as shkollat për vijueshmëri të mësimit, nuk e meriton as edhe një minutë të qëndrojë në atë pozitë.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk e ka përfillur vendimin e Kryeministrit Avdullah Hoti që dita e hënë të jetë ditë pune si shenjë solidarizmi për punëtorët e shëndetësisë./InLajmi/