Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në Podujeve u konsiderua referendum nga Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Ai edhe sot ka vendosur të flasë lidhur me fitoren e mbrëmshme të bashkëparitiakut të tij Shpejtim Bulliqi. Sipas Kurtit shiptarët në fillim kanë mërguar si pasojë e pushtuesit, pastaj janë shpërngulur si pasojë e pushtimeve të këqija dhe tashmë kanë humbur vetveten.
Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja.
Shqiptarët të cilët dëshirojnë ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë ata së pari duhet ta reformojnë veten dhe këtë mund ta bëjnë duke ndryshuar përfaqësimin politik.
Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten
Albin Kurti në fund uroi fitoren në Podujevë dhe ngritjen në Mitrovicë.
Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!
Postimi i plotë i tij:
Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?
Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu.
Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!
Komuna qytetarëve, jo komunarëve. /InLajmi/