Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë kundërshtuar njëra tjetrën për mbajten e mësimit në ditën e hënë. Qeveria ka vendosur që dita e hënë të jetë ditë pune, kurse SBASHK-u e ka vendosur të kundërtën. E tëra kjo ka sjellur dilema tek shkollat, shkruan InLajmi.
Procesi mësimor në shkollën fillore, “Faik Konica”, në kryeqytet është mbajtur normalisht. Drejtues të kësaj shkolla nuk kanë përfillur vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Poashtu mësohet se edhe shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Hasan Prishtina” do të mbajnë mësim.
Shkolla fillore “Meto Bajraktari” nuk ka mbajtur fare mësim gjatë të hënës. Mësohet se as shkollat fillore “Pavarësia” dhe “ Ismail Qemali” nuk do të mbajnë mësim gjithashtu.
Gazeta InLajmi ka provuar të kontaktojë Zyrën për Informim në Ministrin e Arsimit dhe nuk janë përgjigjur. InLajmi ka provuar të kontaktojë edhe Këshilltarët e Ministrit Ramë Likaj dhe vetë Ministrin por ishin të paçasshëm ne telefon./InLajmi/