Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e sheh si hajgare ndihmën prej 2 milonë eurosh për 156 bizneset nga Programi për Rimëkëmbjen Ekonomike, përcjell InLajmi.
Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.
Ai ka përfshirë një listë ku ka treguar se 2 milonë euro është si një hajgare. Duke filluar nga pagat e deputetëve, shprenzimet gjyqësore e kështu me radhë.
E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël, tha ai në një postim në facebook.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.
– Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.
– Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.
– Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.
– Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.
E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.
Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit./InLajmi/