Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë, ndërsa numri total i vdekjeve në Kosovë është 1.005 raste, përcjell InLajmi.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505, nga ta 626 raste janë pozitive, numri i të shëruarve është 673, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.
Instituti Kombëtar ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen masat për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit duke mbuluar hundën e gojën me maskë dhe duke mbajtur higjienën.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot pritet të mbajë një takim me IKSHPK-në ku edhe do vendosin nëse do të merret ndonjë masë tjetër shtesë për parandalimin e COVID-19./InLajmi/