Tashmë edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi ka ftuar qytetarët e kësaj komune të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të votuar, raporton InLajmi.

Azemi pasi votoi në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve, tha se e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike dhe me vlera evropiane.


“Sapo votova në Lagjen e Boshnjakëve, ku jetoj dhe veproj. Qytetarët duhet të dalin me votu. Me rëndësi është procesi të jetë i lirë dhe demokratik, shpresojmë që gjithçka me shku mirë. Deri tani nuk ka vërejtje, është qetë dhe në rregull. Presim rezultatet e pastaj flasim“,thotë Azemi.
Poashtu ai shtoi se procesi është duke shkuar në rregull./InLajmi/



















