Lidhur me akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje se veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore Ministria e Punëve të Brendshme u ka dhënë përgjigje, përcjell InLajmi.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka sqaruar se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujeves dhe komunën e Mitrovicës së Veriut.
Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve.
Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve.
Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në.
Këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi./InLajmi/