Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Gjermani, kanë humbur jetën një baba dhe vajza e tij 6 muajshe, përcjell InLajmi.
Ramosaj tha se ky lajm është tronditës.
Postimi i plotë i tij:
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”./Inlajmi/