Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se vendimi i Qeverisë që të hënën të punohet do respektohet në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i Qeverisë.

Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.
Ai poashtu shtoi se vendi ka nevojë për unitet .
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
E hëna është ditë pune, në pajtim me vendimin e Qeverisë.
Ky muaj ishte tepër i rëndë, për tërë vendin, edhe për qytetarët e komunës tonë. Andaj, më shumë se çdo herë, na duhet unitet në vendime dhe zbatimin e tyre.
Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.
Dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike.
Nuk është kohë as gjendje për të krijuar precedent në Republikën e Kosovës, thjeshtë, na duhet unitet, për gjithçka! /InLajmi/





















