Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.
Me këtë rast kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pasi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin sa më pasivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e këtij subjekti politik, Milan Radojeviq.
Edhe deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq ka kërkuar votën për Milan Radojeviq, shkruan Telegrafi.
Të dy këta kanë thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të tregojnë se vazhdojnë ndjekin politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq