Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë, teksa po presin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë.
Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në zyrat e partisë në Podujevë për të pritur rezultatet e zgjedhjeve të sotme në këtë komunë, përcjell lajmi.net.
Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë në sheshin qendror të qytetit, duke brohoritur pro fitores së kandidatit Shpejtim Bulliqi për të parin e komunës.