Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje, përcjell InLajmi.

Me të marrë informatën Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marrur informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa ilaçe dhe gjatë kthimint për në banesë ajo ishte sulmuar nga një person.Ky i fundit kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe qantën e krahut, kurse viktima ka rezistuar dhe ka kerkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyer viktimen dhe ka ikur nga aty.
Mësohet se i dyshuari është arrestuar në afërsi të ndërtesës së “Ibër Lepenc”.
Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikojë të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe veprime rigoroze ligjore do të ndermerren ndaj të gjithë atyre që bien në kundershtim me ligjet e aplikueshme në vend./InLajmi/



















