Pandemia me të cilën po ballafaqohet vendi, ka detyruar qytetarët e Podujevës që këtë herë të votojnë në rrethana krejtësisht të ndryshme, raporton InLajmi.
Ndonëse me disa incidente të vogla dhe pa respektuar masat anti-Covid në disa raste, megjithatë procesi zgjedhor konsiderohet i suksesshëm dhe se tani qytetarët janë në pritje të rezultateve të votës që kanë dhënë.
Një person është arrestuar në një qendër të votimit pasi kishte fotografuar votën. E tensione dhe akuza pati edhe mes partive kryesisht për presionin që u bëhej votuesve.
Në këto zgjedhje është mundësuar që të votojnë edhe qytetarët të cilët kanë qenë të izoluar apo të infektuar me Covid-19, përmes ekipit mobil që ka shkuar nëpër shtëpi.
Qytetarët e Podujevës të drejtën e tyre për të votuar e ushtruan në 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 vendvotime, e të drejtë vote kishin 87.381 persona./InLajmi/