Kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut, raporton InLajmi.
Lista Serbe me kandidatin e saj, Milan Radojevic, ka marrë shumicën e votave, me 89.6%, pastaj vjen Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Erden Atic, që ka marrë 3.68% të votave.
PDK në këto zgjedhje ka fituar 3.54% të votave, si dhe 2.92% i ka fituar një kandidat i pavarur.
Këto rezultate janë bërë të ditura nga KQZ në një konferencë për media./InLajmi/