Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellur procesin zgjedhor në dy komunat ku po mbahet procesi zgjedhor në atë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, përcjell InLajmi
Ata kanë treguar se kanë angazhuar prokurorë kujdestarë të cilët do e përcjellin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe se këta të fundit do të reagojnë nëse paraqitet nevoja.
Që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.
Në fund të njoftimit ka ftuar qytetarët, mediat dhe shoqëritë civile të bashkëpunojnë në mënyrë që të parandalohen shkeljet me drejtën e votës.
Njoftimi i plotë nga Prokurori i Shtetit:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut
Që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo shkelje që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës./InLajmi/