8 vite më parë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga akuzat kundër tij në Gjykatën Nërkombëtare të Hagës, përcjell InLajmi.
8 vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi.
Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij.
Më tutje ai përmes llogarisë së tij në facebook shtoi se beson në pafajësinë e të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë ata do të kthehen si çlirimtarë.
Besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.
Postimi i plotë i tij:
Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi.
Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n.
Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.
Historia shkruhet vetëm një herë! /InLajmi/