Pas Xhelal Sveçlës, edhe Mefail Bajqinovci e ka shpallur fakt të kryer fitoren e VV-së në Podujevë, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se ata që nuk e besuan, tani janë dëshmitarë të fitores së VV-së.
“Nuk besuan por pësuan me gjithë asfaltin e natës.
Urime fitorja në Podujevë”, ka shkruar ai në Facebook”.
KQZ tregoi se rezultatet e zgjedhjeve preliminare pritet të dalin në ora 21:00./InLajmi/