Kuvendi Komunal në Bujanoc, i përkrahur nga iniciativa e 26 këshilltarëve shqiptarë, ditë më parë shpallën “Qytetar Nderi të Bujanocit”, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Pas vendimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë reaguar zyrtarë serbë, duke mos përkrahur këtë vendim.
Pas, kësaj, shqiptarët i kanë vendos dy billborda me foton e Gent Cakaj, një në Preshevë dhe një në Bujanoc, pas refuzimit të Qeverisë së Serbisë për të aprovuar kërkesën e këshilltarëve shqiptarë të Bujanocit, për të shpallur Gent Cakajn “qytetar nderi” të kësaj komune.
Ndërkohë, sot ka ndodhur një akt i turpshëm, kur fotografia e Cakajt, që ishte vendosur para Komunës së Bujanovci është dëmtuar.
Një burim nga Bujanovci, i ka thënë Scanner, se rasti ka ndodh sot dhe dyshohet qē është bërë nga qytetarë serbë, në kohën kur Shqipëria dhe shqiptarët anembanë botës po festojnë festën e Flamurit.