Barcelona në La Liga me Barcelonën e Ligës së Kampionëve ka dallim jashtëzakonisht të madh.
Katalunasit kanë marrë katër fitore në po aq ndeshje në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa në La Liga nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.
Në 8 ndeshjet e para, Barça ka marrë vetëm 8 pikë dhe tani pret Osassuën në kërkim për tu rikthyer te fitoret.
Barcelona në këtë takim vije pas humbjes 1-0 nga Atletico Madrid, në anën tjetër Osasuna pas barazimit me Huescan 0-0.
Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta dhe synojnë t’i rikthehen fitoreve në kampionat, shkruan Telegrafi.
Me një 3 pikësh eventual, Barcelona do të ngjitej në tabelë dhe do ta ngushtonte diferencën me kryesuesit e Real Sociedad.