Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka arrestuar një person pasi ky i fundit ka sulmuar një zyrtar policor, përcjell InLajmi.
Raporti policior tregon se zyrtari policior është sulmuar gjatë intervenimit në banesën e të dyshuarit dhe mësohet se nga sulm ai ka pësuar lëndime në dorë dhe në kokë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor i cili kishte intervenuar në rast në banesën e të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime në dorë dhe në kokë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/


















