Analisti politik, Valon Syla është i mendimit se numri i ulët i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e Podujevës tregon se nuk do të ketë ndryshim të madh, përcjell InLajmi.
Syla thotë se pandemia ka ndikuar në uljen e pjesëmarrjes në zgjedhje për 6-7%.
Postimi i plotë i tij i pandryshuar:
“Zgjedhjet e fundit në Llap kanë votuar diçka mbi 28 mijë votues… ndërsa sot deri në orën 17:00 kanë votuar vetëm nja 2000 mijë më pak në krahasim me zgjedhjet 2017. Duke e pasur parasysh gjendjen me COVID-19, pjesmarrja është dëmtuar diçka rreth 6 deri 7%. Pjesmarrja e ulët nënkupton mos ndryshim i madh i rezultateve nga zgjedhjet e fundit”./InLajmi/