Pas mbylljes së votimeve në komunën e Podujevës, disa aktivistë të LDK-së janë mbledhur në selinë e kësaj partie për të pritur rezultatet e votimeve.
Në këto fotografi shihet një numër i madh i aktivistëve, të cilët po presin së bashku, shumë prej tyre pa maska, e pothuajse askush duke mos e respektuar distancën sociale.
Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë po mbahen, pasi kryetari i kaluar, Agim Veliu, dha dorëheqje para përfundimit të mandatit për të zënë postin e Ministrit të Brendshëm në Qeveri, raporton Ekonomia Online.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve sipas KQZ-së do të dalin në ora 21:00.