Studiuesit kanë treguar se hipertensioni mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të trurit varësisht nga mosha e individit.
Dr.Karolina Waartolowska, udhëheqja e studimit nga Universiteti i Oxford-it, tregoi se shumë studime kanë sugjeruar se hipertensioni sjell te njerëzit më të moshur dëmtime në trurin e njeriut.
Më shumë se një në 4 persona në Britani mendohet se kanë hipertension, mirëpo jo të gjithë janë të njoftuar rreth kësaj gjendjeje.
Tensioni ideal i gjakut është 90/60 mmHg dhe 120/80 mmHg, kurse 140/90 mmHg ose më lart konsiderohet si hipertension, shkruan Express.co.uk.
Individët që identifikuan hipertensionin në të 40-tat dhe 50-tat kishin më shumë shansa të pësonin dëmtime në tru në vitet e ardhshme, transmeton GazetaShneta.
Rrjedhimisht, nga kjo studiuesit treguan se hipertensioni mund të rrisë rrezikun e problemeve në trurin e njeriut, duke përfshirë dhe depresionin.

















